Këto pamje të siguruara nga BalkanWeb dhe tregojnë pasojat e tërmetit të sotëm në një shtëpi në Dibër.
Në video duken qartë, të krisurat në mur, apo televizori e orenditë e tjera shtëpiake të rrëzuara përtokë.
Tërmeti i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë rreth orës 5 e 35 minuta. Sipas raportimeve të deritanishme, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Është ndjerë dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnjë.
Epiqendra ishte 38 km nga VL e Tiranës e 10 km në lindje të Burrelit Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km.