Tërmeti që goditi këtë pasdite të shtune Shqipërinë është ndjerë disa shtete, duke nisur nga Maqedonia, Kosova e deri në Bosnje e Itali.
Tërmeti fillimisht u raportua si 6 ballë të shkallës rihter nga ana e Qendrës Evropiane e Sizmiologjisë, ndërsa më pas shifra u ul në 5.1 ballë. Lëkundja e kësaj të shtune në forcë ka qenë e njëjtë me atë që goditi Shqipërinë muajin e kaluar, tërmet i cili u pasua nga mijëra lëkundje të tjera në një hark kohor prej rreth dy javësh.
Kësaj here epiqendra ka qenë pranë qytetit të Burrelit dhe ndryshe nga lëkundjet e muajit korrik, kësaj here tërmeti ka zgjatur për thuajse një minutë, duke u përkthyer në një tërmet me të vërtetë të frikshëm.
Express ka publikuar një video amatore të xhiruar në njërin prej pallateve në Tiranë, e cila tregon me figurë lëkundjet e forta të ndjera këtë pasdite.