Një sherr me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia njofton se shtetasi Perlat.S. 59 vjeç, pas një konflikti të çastit ka plagosur me thikë, shtetasin E.B. 30 vjeç. Ngjarja është regjistuar në lagjen “Pavarsia 2”, në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ përgjatë Lungomares.
Policia ka arrestuar dhe ka shoqëruar për në ambjentet e komisariatit autorin e plagosjes Perlat.S. 59 vjeç. ndërkohë që i plagusuri ësjtë dërguar në spitalin e Vlorës.
Bëhet e ditur se konflikti ka ndodhur mes dy komshinjve për vendet e parkimit në ambjentet poshtë pallatit.
Sipas të dhënave të siguruara nga BalkanWeb mësohet se sherri mes dy komshinjve ka nisur fillimisht në ambjentet e vend parkimit për të vijuar me tej në katin e 6 të pallatit. Më pas njëri prej komshinjve ka qëlluar me thikë komshiun tjetër duke e lëntë të plagosur.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Plagos me thikë gjatë një konflikti 30 vjeçarin, falë reagimit në kohë të Policisë arrestohet në flagrancë autori. Më datë 09.08.2018, në lagjen “Pavarsia 2”, shtetasi Perlat.S., 59 vjeç, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës, thikë, shtetasin E.B., 30 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm.Ndërsa si rezultat i reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Perlat.S.. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës, thika, që përdori autori.Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.
ma.me