Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen eliminatore të “Europa League” mes Sturm Graz dhe AEK Larnaca.
Në një moment gjatë pjesës së dytë kur skuadra greke po udhëhiqte me rezultatin 0-2, një tifoz në stadium ka goditur me shishe në kokë arbitrin anësor. Ky i fundit është shtrirë në fushë i gjakosur pasi është çarë në kokë.
Episodi solli ndërprerjen e takimit, por kur u mendua se ndeshja do të mbyllej skuadrat u kthyen në fushë për pjesën e mbetur të lojës. Në fund ndeshja u mbyll po me të njëjtat shifra, por për skuadrën austriake pritet të ketë një dënim të rëndë nga UEFA.
a.ç