Publikohen detaje nga ngjarja e ndodhur sot në Elbasan, ku dy vëllezërit Mehmet Daka 38 vjeç dhe Ervis Daka 31 vjeç u përplasën me policinë. Burimet bëjnë me dije për Report Tv se blutë e Elbasanit kishin shkuar për kontroll në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, pas sinjalizimeve se në këtë lagje lëvizte një person i armatosur. Në momentin që kanë hyrë në lokalin e Mehmet Dakës policët kanë kërkuar që të gjithë personat e ndodhur në lokal të ngrinin duart lart e t’i bindeshin urdhrit për kontroll.
Por pikërisht në këto momente, jo vetëm Mehmet Daka por edhe vëllai i tij Ervis Daka kanë bërë rezistencë, madje kanë goditur shefin e Policisë së Rendit A. M. Është dashur përforcimi nga patrulla që i priste jashtë për të neutralizuar e arrestuar më pas dy vëllezërit.
Report Tv mëson gjithashtu se Elvis Daka është një personazh i njohur për Policinë e Elbasanit. Në vitin 2017-të ai është përfshirë në një konflikt me shtetasin Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit e ka plagosur Dakën, e për pasojë u dënua me 3.7 vite burg.
ma.me