Në Jemen, shtet i cili prej vitesh është përfshirë nga trazira të brendshme dhe konflikti me Arabinë Saudite, janë ekzekutuar tre persona të akuzuar për pedofili dhe vrasje.
Tre burrat u dënuan me vdekje pas akuzave se kishin përdhunuar dhe më pas kishin vrarë 10-vjeçarin Mosa Saleh Al-Monthana.
Fillimisht të dënuarit u shtrinë përdhe në shesh, u ekzekutuan me nga pesë plumba në kraharor dhe pasi mjekët thanë se të tre kishin vdekur, ushtarët i varën në një vinç kufomat e tyre që të bëheshin shembull për të gjithë.
a.ç
Në këtë moment të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe disa ushtarë, nxorën telefonat e tyre celularë për të shkrepur edhe fotot e fundit me tre përdhunuesit vrasës.