Policia italiane ka mundur të arrestojë një shqiptar të akuzuar për grabitjen e 10 mijë eurove në një bingo në Tortona.
Ngjarja ka ndodhur rreth tre vite më parë dhe shqiptari Mirjan Musteqija ra në pranga pas një urdhër-arresti evropian.
I maskuar me shall dhe syze dielli, bashkë me një person tjetër Musteqija hyri në dhomën ku gjendeshin paratë në rrugën “Arzani” duke tmerruar me armë arkëtarin dhe zonjën e pastrimit. Pasi grabitën paratë, dy grabitësit u arratisën me një Opel Astar, e drejtuar nga bashkëpunëtor.
Në një kohë të shkurtër, karabinierët arritën të identifikojnë dy nga tre autorët, por Musteqjia ishte zhdukur. Shoferi ishte shqiptari Besmir Kabashi, atëherë 28 vjeç, ndaj të cilit u lëshua një urdhër-arresti nga autoritetet gjyqësore në Aleksandri, ndërsa Musteqjia u arratis.
Shqiptari u gjet në Gura Văii, një qytet i vogël me 6.000 banorë në rrethin Bacau në Rumani për t’u ekstraduar më pas në Itali.
a.ç