Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli është i hapur për t’ju bashkuar Napolit por duket se këtë nuk e dëshiron Aurelio de Laurentiis.
Napoli është thënë se mund të jetë destinacioni i ri i Balotellit, bija e të cilit Pia, është lindur në këtë qytet.
27 vjeçari është pyetur nga një tifozë “pse nuk vjen në Napoli” në Instagram e në të cilën ai është përgjigjur “mendoj se këtë pyetje është mirë t’ia bëni presidentit të juaj”.
Kjo vjen pasi që De Laurentiss kishte thënë se “Napoli nuk do të nënshkruaj me ndonjë sulmues italian”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)