Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj do të vizitojë sot Vlorën. “BalkanWeb” mëson se Haradinaj do të ketë takime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe disa aktivitete të përbashkëta, mes tyre edhe me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.
Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në vizitë zyrtare gjatë këtij mandati. Herën e parë ishte në fund të shtatorit të vitit të kaluar. Nga ana tjetër në axhendën e bërë publike nuk flitet për një takim të mundshëm mes kryeministrit kosovar dhe homologut të tij, Edi Rama. Po ashtu nuk dihet nëse gjatë kësaj vizite do të ketë konsulta të Haradinajt me krerët shqiptarë për çështjen e kufijve, debat që ka pushtuar këto ditë politikën dhe mbarë opinionin publik.
AXHENDA
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër, e mërkurë, më 08.08.2018, viziton Bashkinë e Vlorës, Republika e Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri Haradianj do të zhvillojë këto aktivitete:
ORA: 11:00 – 11:30- Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;
ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;
ORA: 11:50 – 12:00- Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;
ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;
ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;