Edhe pse janë marrë masa për të pasur një mbarëvajtje të sezonit turistik, këtë verë Vlora numri i turistëve ka pësuar rënie, kjo krahasuar më një vit më parë. Pushuesit shprehen të kënaqur me çmimet dhe shërbimin.
Në pikun e sezonit turistik qyteti i Vlorës dhe vija bregdetare e tij vijon të mbetët e preferuar për pushuesit vendas dhe jo vetëm. Pushuesit shprehen për Report tv se sistemimi i plazheve, pastertia e detit si dhe qetësia, janë elementët që e bëjnë këtë një zonat më të preferuarat. Ndër të tjera pushuesit thonë se, çmimet të cilat ofrohen janë normale dhe të përballueshme për të gjithë vizitorët.
Është rregulluar shumë vitet e fundit. Është pastër dhe rregull. Edhe çmimet janë të arsyeshme. Siguria në plazhe është një tjetër arsye që këtë vit është më në nivel krahasur me vitet e tjera. Por ata të cilët ankohen më së shumti janë administratorët e lokaleve dhe hoteleve, të cilët pohojnë një rënie të numrit të pushuesëve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe pse investimet kanë qenë shumë të mëdha, administratoret e sherbimeve hoteliere thonë se fluksi i njerëzve ka rënë jashtëzakonisht. Sipas tyre pritej një numër më i madh i emigranteve, madje edhe te huajt këtë vit janë më të pakët, referuar Report TV. (b.an)