Kryeministri Haradinaj do të vizitojë Bashkinë e Vlorës. Sipas agjendës së tij, Haradinaj nuk do të zhvillojë një takim zyrtar me homologun e tij, kryeministrin Rama. Megjithatë burimet nuk saktësojnë nëse do të ketë apo jo një takim informal mes dy kryeministrave.
Sipas agjendës së tij, Haradinaj do të takohet fillimisht me kryebashkiakun Dritan Leli, do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit, Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë.
Ajo që vihet re agjendë është mungesa e një takimi zyrtar me homologun e tij, kryeministrin Rama. Nuk dihet ende nëse do të ketë një takim informal mes dy kryeministrave. (b.an)