Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është duke mbajtur nje konferencë për mediat në lidhje me çështjen e Kosovës. Sipas Vuçiqit është e qartë që kjo do jetë një zgjidhje mjaft e vështirë për të gjithë, raporton “Zeri.info”. Ai po ashtu ka thënë se dëshiron që qytetarëve serbë në Kosovë t’ju ofroj stabilitet.
Më poshtë ju sjellim një pjesë të deklaratës së tij:
Çështja është se çfarë vendimi do të marrim për zgjidhin e çështjes a do të vazhdojmë me mbulimin sikurse tani dhe a mundet Serbia në të ardhmen të fitojë diçka më shumë se sa sot.
Si president i Serbisë edhe pse është e vështirë për njerëzit që bashkëpunojmë dhe për qytetarët e Serbisë dhe ky vendim nuk është i mirë zgjidhja e problemit është i domosdoshëm dhe sa më parë.
Na nevojitet paqe dhe jetëgjatësi mes neve dhe shqiptarëve pra është e domosdoshme paqja mes serbëve dhe shqiptarëve. Na nevojitet një zgjidhje që siguron paqe për popullin tonë kurse ata të sigurojnë për popullin vet.
Për neve është e rëndësishme që të sigurojmë një stabilitet afatgjatë për popullin tonë. Në qoftë se nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës do të kemi 1 milion njerëz më pak në Serbi. /ma.me