Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti me motor. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e pompave”, rreth orës 21:00, afër fshatit Iliras të Memaliajt.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.B, banues në Tiranë, duke drejtuar motorin tip “Honda Hornet”, me targë TR 877 F, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar.
Pasi mori mjekim në spitalin Rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”, është dërguar për në spitalin e traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
a.ç