Policia Greke i ka dhënë fund një rrjeti kriminal i cili shiste fëmijët e porsalindur te prindërit të cilët nuk mund të kenë fëmijë.
Një nënë dhe 8 persona të tjerë janë arrestuar gjatë operacionit ku policë të infiltruar negociuan blerjen e një fëmije për 18 mijë euro.
Foshnja sipas njoftimit të policisë ishte vetëm 4 ditësh. Në mesin e të arrestuarve është edhe një nënë tjetër e cila pret të lindë ngjashëm një fëmijë.
a.ç