Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që rikonfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.
Edhe pse kishte disa paqartësi me pasurinë, me provat e paraqitura nga gjyqtari, KPK u bind dhe Zaganjori kaloi procesin e rivlerësimit në të tre shtyllat e vettingut.
Por, duket se ONM ka rezerva me vendimin në fjalë.
Për këtë arsye vëzhguesit ndërkombëtarë kërkojnë që çështja të apelohet në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Mësohet se rekomandimi i ONM i është dorëzuar Komisionerëve Publikë të cilët kanë tagrin ligjor për të hedhur një hap të tillë.
Kujtojmë se më herët edhe kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kaloi vettingun, por ishte ONM ajo që rekomandoi apelimin e vendimit, rekomandim i cili u përmbush nga Komisionerët Publikë./a.m.
Vettingu/ Kreu i Gjykatës së Lartë Zaganjori, të dhëna kontradiktore për apartamentin dhe dyqanin
KPK i nxori probleme me taksat dhe vlerën e pronave, Zaganjori: Kam 40 vite punë!