Shumica e njerëzve preferojnë t’i bëjnë pushimet ne muajin gusht dhe disa prej tyre ende nuk i kanë nisur. Sinoptikania Tanja Porja thotë për “News24”, për të gjithë ata që kanë parashikuar të pushojnë në fund të muajit gusht, se moti nuk rezervon surpriza të pakëndshme. Temperaturat do të pësojnë një ulje prej 3 gradësh, por moti do të jetë i favorshëm për plazh.
“Pas datës 11 presim një rënie më të ndjeshme me 2-3 gradë vetëm atëherë mund ta ndjejmë rënien e temperaturave pasi nga 37 në këto ditë presim të shkojë 39-40 të mërkurë të enjte ndërkohë vetëm e diela dhe e hëna javës tjetër pas datës 10 presim që temperaturat të shkojnë 36-37gradë celsius”, tha sinoptikania. ma.me
ma.me