Presidenti Meta nuk ka vonuar te ndaje me ndjekesit e tij ne Facebook nje eksperience fantastike qe ka kaluar ne Grykën e Rugovës.
Kreu i shtetit ka shpërndarë një video ku po praktikon sporte ekstreme. Ai thotë se kjo është një adrenalinë e paparë.
“Mirëmëngjes të dashur miq dhe një javë të mbarë!
Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë!
Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua, shkruan Meta ne postimin e tij ne rrjetin social.
a.ç