Ivan Perishiç nuk e ka përjashtuar mundësinë të largohet nga Interi, duke shprehur dëshirën për të luajtur në kampionate si La Liga dhe Premier Liga.
29-vjeçari që shkëlqeu me Kroacinë në Kupën e Botës, ka bërë të ditur se mund të vijojë karrierën larg Italisë.“Do të dëshiroja të sfidoja vetën edhe në ligat e mëdha. Do të doja të luaja në Angli apo Spanjë”, deklaroi Perishiç.
29-vjeçari është lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester United, ndërsa së fundi interesim për të ka shprehur edhe Bayerni, përgatiti Express. (b.an)