Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në ujërat e lumit Erzen në Shijak. Një shtetas ka humbur jetën ndersa ka qenë duke peshkuar me kosh të lidhur me energjinë elektrike. Dyshimet e para flasin për një takim elektrik që i ka shkaktuar vdekjen qytetarit. Viktima është e moshës 50 vjeçare dhe është identifikuar si Arben Qose. Në vendngjarje tashmë ndodhen autoritetet dhe pritet që pas hetimeve të dalin dhe shkaqet e vdekjes së qytetarit.
ma.me