Në ditët e nxehta do pini sa më shumë lëngje. Edhe sikur të mos keni dëshirë, këtë jua imponon vetë trupi juaj, pasi nga temperaturat e larta, kalon në dehidratim. Por edhe pijet gjithashtu duhet t’i zgjidhni, pasi jo të gjitha e bëjnë punën njësoj. Uji është përbërësi kryesor që është gjithmonë i nevojshëm për trupin tonë, por dhe që përmban pak kalori. Përpiquni që çajin apo lëngjet e frutave ti përgatisni vetë në shtëpi, në mënyrë që të mos merrni sheqerin atyre industrialeve.
Çaj i ftohtë- Përgatiteni në shtëpi për të shmangur sheqerin e tepërt. Mjafton të zieni bustinat në ujë, lëreni të ftohet dhe mos i shtoni sheqer. Ruajeni në frigorifer.
Lëngjet e frutave- Njësoj si për çajin, përgatitini në shtëpi pijet me fruta pasi ato industriale janë shumë të ëmbëlsuara. Qofshin smoothie, apo lëngje të shtrydhura apo ekstrakte frutash.
ma.me