E tepron Bashkia e Shkodrës me një poster, që është bërë sëfundi. Një poster koncerti që do të organizohet nga Bashkia Shkodër ku shfaqet një minare e thyer e publikuar nga Bashkia Shkoder ka nxitur reagime dhe perplasje të shumta në rrjet.
Bashkia ka nxituar ta fshijë kur e ka kuptuar lajthitjen por fotoja u bë menjëherë virale. Kjo nxjerr sesa problem eshte kultura e drejtuesve te bashkive te vendit ne kete rast te SHkodres.
Ja disa nga reagimet:
Bashkia maska-reshe si ky poster, shkruan gazetarja Brunilda Dibra. Ndërsa faqja “Monella Vagabonda” shkruan:
VOLTANE E KE QELB!
Qe ti je e paafte dhe qe e urren kaq shume kete qytet, kete e deshmon çdo dite me pushtetin tend te paskrupullt ne krye te Shkodres. Kete do ta denoncoj çdo dite nepermjet marrezise tende.
Dje rrezove Vllaznine, embleme e vellazerimit te Shkodraneve, ndersa sot nepermjet zyres se propagandes tende, i ngule nje tjeter thike pas shpine te vetmit vellazerim qe i ka mbet ketij qyteti: atij fetar. Jo pak here te kam denoncuar ahengjet tuaja pa pike arti dhe kulture, si abuzim me taksa dhe hapesire te qytetit.
Jo pak here kam denoncuar propaganden gebelsjane te sejmeneve te tu. Por ti je e afte vetem ne nje gje: t’i deshmosh shkodraneve se sa i verber, i paedukate dhe provokator eshte pushteti yt.
Ja çfare guxove t’i ofrosh shkodraneve, nje karikature qe edhe revista satirike Charlie Hebdo do te mendohej disa here para se ta publikonte: Minaren e thyer si poster i nje koncerti perballe xhamise.
Xhamite dhe kishat jane te vetmet institucione ne te cilat shkodranet gjejne besimin, shpresen, por edhe vellazerimin. Ndersa ti je aq e turpshme sa guxon ta reklamosh si art, si koncert perballe xhamise se ketij qytet me daten 8 Gusht.
Minarja e thyer, HAZE bashke me nje gjethe viole (lloj marijuane) te ciles Jimmy Hendrix i kushtoi kenge dhe maska si shenje pagane. Nxitove ta fshish, por si gjithmone pushteti yt le njolla turpi. Te lutem, boll se e ke qelb tashma.