Policia në Manchester ka publikuar një video të momentit kur një person pasi vret me thikë të dashurën përpiqet të largohet duke u hedhur nga dritarja e një apartamenti në katin e dytë mbi një makinë të parkuar aty afër.
Michael Marler është dënuar me burg per jetë nga gjykata e Manchester Croën të premten për vrasjen e tmerrshme të Danielle Richardson.
Vajza u qëllua disa herë me thikë në shkurt të 2018 dhe policia e quajti një sulm maniak dhe të tmerrshëm.
Policia thotë se vetëm pak sekonda pasi e kishte qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të vdekur të dashurën ai është hedhur nga dritarja për tu larguar nga vendi i krimit.
Kur hidhet ai i ka duart ende me gjak dhe kërcënon drejtuesen e mjetit si dhe dëmton dhe disa makina në atë zonë, deri në momentin kur policia e arrestoi.