• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Palimpsest për kohën

by Java News
09/09/2015 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Artistit Maks Velo i kanë mjaftuar vetëm 70 faqe në një libër fikshën për të hedhur shumë nga mendimet e tij post demokraci. Ka zgjedhur si formë novelën me një galeri të tërë personazhesh, që duhet thënë se nuk u ka kushtuar shumë vëmendje, përveçse i ka përdorur me efikasitet për ta bërë sa më të plotë gamën e individëve, që shpalosin historinë shqiptare të çerek-shekullit të fundit. Emrat e vendeve janë konvencionalë edhe pse titulli të vendos menjëherë në një zonë të caktuar. Si të thuash, elementi i kohës dhe vendit është zgjidhur pa ndonjë mëdyshje nga autori, që ka dhënë me pak fjalë metamorfozën shqiptare në sistemin e ri social-ekonomik. Narracioni është në vetën e tretë dhe ai është i shtresëzuar në mimi-tregimin e jetës së gjithkujt prej personazheve të tij dhe në rrëfimtarin kryesor, që bën vazhdimisht përgjithësime dhe sinteza. Dialogu është ndihmës, por jo shumë i kuruar.

Maksi, në këtë vepër të tij, duket sikur ecën në të njëjtën kohë në gjininë e publicistikës dhe fikshënit. Duket sikur anon shumë nga publicistika sepse personazhet janë gati si të marra nga gazetat. Në pak faqet që ndërtohet e gjithë novela e tij, ai nuk është marrë me përshkrime të stërgjata apo me sfida kompozicioni. Falë formimit të tij të saktë, ai është mbështetur në skenën reale të një qendre fikshën urbane për të shpalosur metamorfozën e këtyre banorëve, që në një farë mënyre janë vetë shqiptarët e sotëm. Libri mbase nuk do e ketë shijen e plotë te publikut shqiptar sepse ai është si një fotografi reale e jetës, por nëse do përkthehej ai mund që të kishte përcjellje tjetër.

Nëse do të njohësh Maksin e vërtetë, duket se ky libër e shpalos atë fare mirë. Ke një intelektual që i dhemb vendi, por edhe tejet cinik me të keqen, që e kemi brenda sejcili prej nesh. Ka një masë të caktuar, kur përshkruan dhe nuk e tepron, por kjo në një farë mënyre futet në kompozicion, që duhej të ishte mbase më i lidhur përmes dinamikës së personazheve.

Ndërkohë e përsërisim se mjaft nga mendimet e shpalosura në libër e kalojnë vetë këtë novelëz dhe na paraqesin mendimin e një njeriu të lirë dhe tepër të kultivuar. Kemi shprehjen e individit shqiptar përballë të keqes, pushtetit dhe mbi të gjitha vetes. Individi, të themi pozitiv, i kësaj novelze nuk është i spitulluar, ai është vëzhgues i mirë por edhe vetëkritik, ashtu si është një kategori tjetër, që del në origjinën e racës dhe shtresëzimit shoqëror kombëtar. Maksi di shumë mirë hapin e vet por edhe të gjithë shoqërisë.

“Po ideali?…a ka të drejtë të ndërrojë idealin…ju na vratë, na burgosët, na çfarosët për atë idealin tuaj komunist…

-Ideali…çfarë ideali more zotni; po të ishte ashtu komunistët duhej të mbeteshin komunistë, a nuk thonim ne se luftojmë kapitalistët për një shoqëri të re, pa shfrytëzues?…ata janë bërë të gjithë kapitalistë dhe shfrytëzojnë pa më të voglën vrasje ndërgjegje, …ata dhe fëmijët e tyre janë më të pasurit e Shqipërisë…

Maks Velo ka bërë një histori të përmbledhur të vendit të tij në fushëpamjen e vet. Me trishtimin e kohës së humbur, me deziluzionin e vjedhjes së ëndrrës dhe me urrejtjen për diktaturën. “Diktaturat e zhvlerësojnë njeriun…në fakt sistemi komunist ishte më kapitalisti nga të gjithë, se vlerën e të gjithëve ia atribuonte diktatorit…Diktaturat janë kjo gjë. Zhvlerësim dhe mbivlerësim, domethënë zhvlerësim i të gjithëve dhe mbivlerësim i një njeriu”...

Por sa ka të bëjë kjo, bashkatdhetarët e tij janë sërish në rrugë pa krye, madje edhe në klubin me vetëm pak karrige, ku mblidhen dhe ku në fund të novelzës, një personazh shet paradoksin tonë: revole, pushkë…kallashë…

Novela e Maksit lexohet shpejt dhe mund të ishte edhe një subjekt i mirë filmi, nëse do ta bënte dikush që s’kishte lidhje me këtë realitet. Në fakt, është bërë film. Autori mëton se ia kanë vjedhur subjektin për një film, atë që ai mund ta shkruante më mirë se kushdo tjetër. Po sikur Maksi ta dinte që më parë se çdo i bënte ky personazh që i mori subjektin, mund ta bënte personazh të fikshënit të tij. Kishte vend dhe për një fatkeq tjetër.

maks velo

Titulli: “Klubi Karavasta”

Autor: Maks Velo

Gjinia: Novel

Botimet: TOENA

Faqe:72

Çmimi 300Lek

Next Post

Ky është iPhone i ri 6s dhe 6s plus (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodhi mes çiftit, Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin. Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë..

Çfarë ndodhi mes çiftit, Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin. Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë..

December 20, 2025
Bill Clinton reagon për herë të parë pas publikimit të fotos në pishinë me Maxwell

Bill Clinton reagon për herë të parë pas publikimit të fotos në pishinë me Maxwell

December 20, 2025
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën pa të Shtunë e pa të Dielë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën pa të Shtunë e pa të Dielë

December 20, 2025
Refleksionet e studiueses së njohur/ Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave!

Refleksionet e studiueses së njohur/ Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave!

December 20, 2025
Favorizohen nga planetët, ja 3 shenjat e horoskopit më me fat për muajin mars

Këto shenja të horoskopit më në fund do të marrin atë që kërkuan nga universi në vitin 2026

December 20, 2025
Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por…

Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por…

December 20, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB

December 20, 2025
VIDEO-Adriatik Lapaj dhe mbështetës protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

VIDEO-Pamje me Dron nga protesta e Lapajt, mbledh më shumë mbështetës se Berisha

December 20, 2025
Publikohen fotot shtesë të dosjes Epstein/ Banjat dhe darkat e Clinton me Mick Jagger (FOTOT)

Publikohen fotot shtesë të dosjes Epstein/ Banjat dhe darkat e Clinton me Mick Jagger (FOTOT)

December 20, 2025
Protesta e 22 Dhjetor, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet! Shqipëria do gjejë paqen kur..

Protesta e 22 Dhjetor, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet! Shqipëria do gjejë paqen kur..

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In