Nga Henry Cowles
“Aeon.co”
Shitjet e romanit dystopian të Xhorxh Oruellit “1984” (1949) kanë kulmuar dy herë kohët e fundit, dhe të dyja herë në përgjigje të ngjarjeve politike. Në fillim të vitit 2017, ideja e “fakteve alternative” u kujtoi të gjithëve Uinston Smithin, protagonistin e libritm dhe një nëpunës në Ministrinë e së Vërtetës, një alternativë profesionale e fakteve.
Dhe në vitin 2013, kur ish-punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kombëtare Eduard Snouden e krahasoi përgjimin e gjerë të qeverisë amerikane, me atë që kishte imagjinuar Oruell: “Llojet e mbledhjes së informacionit në libër – mikrofonat dhe videokamerat, televizorët që na shikojnë – nuk janë asgjë në krahasim me atë që kemi sot në dispozicion”.
Snouden kishte të drejtë. Nëse rilexon “1984” në vitin 2018, çdokush habitet nga “TV që na shikojnë”, të cilën Oruell i quajti ‘telescreens’ (ekrane). Ekrani, është një nga objektet e para që hasim:Instrumenti mund të fikej, por nuk kishte asnjë mënyrë për ta nxjerrë plotësisht jashtë funksionit.
Ai është i gjithëpranishëm, në çdo dhomë private dhe në hapësirën publike, deri në fund të librit, madje edhe pasi Smithjep dorëheqjen. Ajo që është më e habitshme për donimicionet e ekranit, është se sa gabim e kishte Oruelli mbi të tashmen tonë teknologjike.
Ekranet nuk janë vetëm një pjesë e jetës sot:ato janë jeta jonë. Ne ndërveprojmë në mënyrë digjitale aq shpesh dhe në thellësi, saqë është e vështirë për shumë prej nesh të imagjinohet (ose të kujtohet) se çfarë jeta ishte dikur. Dhe tani, i gjithë ai ndërveprim regjistrohet.
Snouden nuk ishte i pari që tregoi se sa larg kanë shkuar smartfonët dhe media sociale, në krahasim me atë që kishte imagjinuar Oruell. Ai s’mund ta kishte ditur se sa të etur do të ishim ne për të zvogëluar ekranët tanë, për t’i pasur me vete kudo që shkojmë, apo sesa lehtë do të ia dorëzojmë të dhënat tona kompanive që ushqejnë nevojën tonë për t’u lidhur.
Ne jemi të rrethuar menjëherë nga ekrane, që Oruell nuk mund t’i parashikonte se do të prodhohedhin. Apo mundej? Oruell na jep një grup të dhënash në lidhje me gjetjet e ekraneve, të dhëna që tregojnë një origjinë të habitshme të shtetit totalitar që përshkruan në ”1984”. Ti marrësh ato seriozisht, do të thotë të shohësh drejt botës së korporatave, sesa tek qeveritë tona të tanishme si burim i mundshëm i humbjes së lirisë.
Nëse Oruelli kishte të drejtë, zgjedhja e konsumatorit – në fakt, ideologjia e vetë zgjedhjes – mund të jetë një model, sesi nis vërtet degradimi i zgjedhjes. Ideja e parë, vjen në formën e
një mungese teknologjike. Për herë të parë, Uinston e gjen veten në një dhomë pa ekran:”Ska monitor të ekranit!”, ai nuk mund të ndihmonte duke murmuritur. “Ah!”- tha burri i moshuar, ”asnjëherë nuk kam pasur një nga këto gjëra. Tepër të shtrenjta. Dhe nuk e kam ndjerë kurrë nevojën e tyre”.
Megjithëse ne mësojmë t’i marrim me rezerva deklaratat e një njeriu të moshuar, duket se në një moment, për disa njerëz, pasja e ekraneve ishte një çështje zgjedhjeje. Elementi i dytë gjendet në një libër brenda librit:një histori e ndaluar e ngritjes së “partisë”, e shkruar nga një prej arkitektëve të saj të hershëm, që është bërë “Armiku i Popullit”.
Libri akuzon teknologjinë për shkatërrimin e privatësisë, dhe këtu kemi një përshkrim të shkurtër të botës në të cilën jetojmë:”Me zhvillimin e televizionit dhe përparimin teknik që bëri të mundur marrjen dhe transmetimin në të njëjtën kohë në të njëjtin instrument, jeta private mori fund”.
A na tregon historia e errët e ekranit, diçka mbi mënyrën se si jetojmë ne tani? Ngurrimi i një njeriu të moshuar dhe fuqia e televizionit, sugjerojnë se tejkalimi totalitar nuk mund të fillojë nga lart – të paktën, jo në kuptimin që ne shpesh përfytyrojmë.
Qasja e pakufizuar në jetën tonë të brendshme fillon si një zgjedhje, një vendim për t’u regjistruar për marrjen e një produkti, sepse ne “ndiejmë nevojën për të”. Kur veprojmë sipas dëshirave tona në treg, ne i dorëzojmë të dhënat tona tek subjektet e korporatave, dhe erozioni i zgjedhjes zbulohet si pasojë e zgjedhjes – ose së paku, pasojë e festimit të zgjedhjes.
Kohët e fundit dy historiane kanë mbërritur në këtë përfundim – në mënyra krejt të ndryshme. Sara Ajgou, në Universitetin Vanderbilt në Tennesi, ka argumentuar se kërkesat e amerikanëve për jetën private duket se kanë kaluar krah për krah me vendimet e tyre për ta sakrifikuar atë gjatë shekullit XX-të.
Qytetarët kanë mbrojtur dhe njëkohësisht transmetuar jetën e tyre private, përmes sondazheve dhe mediave sociale, duke ardhur gradualisht në pikën kur e pranojmë se jetë bashkëkohore dotë thotë të kontribuosh në të dhënat, nga të cilat ne varemi gjithnjë e më shumë.
Megjithëse disa prej këtyre aktiviteteve ishin “zgjedhur” më lehtë se sa të tjerat, Ajgou tregon se si vetë zgjedhja kaloi në plan të dytë, kur erdhën të dhënat personale. Ndërkohë, historiania Sofia Rozenfeld në Universitetin e Pensilvanisë, ka argumentuar se vetë liria u zvogëlua në zgjedhje, në mënyrë specifike zgjedhje midis një numri të kufizuar opsionesh, dhe se reduktimi i saj ka shënuar një revolucion në politikë dhe mendim.
Ndërsa opsionet janë të mbuluara nga ato që mund të gjejmë në internet, ne po fillojmë të ndjejmë pasojat e këtij ndryshimi në jetën tonë. Dikush mund të imagjinohet lehtësisht të zgjedhë të blejë një ekran – dhe në fakt shumë prej nesh tashmë e kanë një të tillë. Dhe mund të imagjinohet që dikush ka aq shumë nevojë për një të tillë, sa që e cilëson si diçka të domosdoshme.
Hapi i madh është kur komoditeti bëhet i detyrueshëm:kur ne s’mund të paguajnë dot taksat tona, regjistrohemi apio bëjmë një kërkesë, pa pasur një ekran. Siç është shprehu dikur një njeri i mençur:”Kush tha klienti ka gjithmonë të drejtë? Shitësi – askush tjetër veç shitësit.
Kur kompanitë e ushqejnë impulsin tonë për t’u lidhur dhe mbledhin të dhënat që gjejnë, ne nuk jemi të befasuar. Kur të njëjtat kompani trajtohen si ndërmarrje publike, duke punuar krah për krah me qeveritë për të na lidhur – ky është momenti kur ne duhet të habitemi, ose të paktën të jemi të kujdesshëm.
Deri tani, zgjedhja për të përdorur Gmail ose Facebook është ndjerë si një zgjedhje. Por pika kur zgjedhja bëhet detyrim, mund të jetë e vështirë për t’u ndarë. Kur ju keni nevojë për një kartë krediti për të blerë një kafe, apo të përdorni një aplikacion për të bërë një ankesë, ne mezi e vërejmë dallimin. / bota.al