Merr fund arratia e shqiptarit Robert Uku, 45 vjeç, i cili këtë të martë u arratis nga burgu i Torinos në Itali, pak pasi plagosi kunatin.
Arrestimi i tij u bë gjatë së enjtes, teksa ishte fshehur në një apartament në Torino, pak pasi plagosi kunatin egjiptian.
Kërkimet intensive të policisë bën të mundur lokalizimin e Ukut dhe arrestimin e tij.
Kujtojmë se shqiptari kishte dalë në liri me kusht për punë, por pas përfundimit të orarit nuk u kthye më në qeli.
Shqiptari i dënuar, Robert Uku, ishte pranuar në punë në një kompani private në Moncalieri, ku pas përfundimit të punës kthehej në qeli.
Të martën mbrëma ndryshe nga zakonisht ai nuk u kthye në qeli, por shkoi në shtëpinë e kunatit të tij, në jug të Torinos.
Pas një sherri mes tyre, shqiptari rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe plagos kunatin egjiptian, i cili përfundoi në spital.
Mësohet se 45-vjeçari në arrati, ishte dënuar për armëmbajtje pa leje, drogë dhe prostitucion./a.m.