Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se i druhet një përshkallëzimi të paralajmëruar të situatës në veri.Në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se lajmet e fundit janë se ka rrezik për shkallëzim të situatës në veri.
“Institucionet e Kosovës kanë thënë se janë të gatshëm të përballen me çfarëdolloj situate. Policia ka ndërprerë pushimet, e fakti që ndërpriten pushimet e zyrtarëve të uniformuar tregon se ka vend për shqetësim.
Në anën tjetër ka deklarata kërcënuese nga Serbia, qoftë edhe përmes Listës Serbe për të cilën ne e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo duhet nuk duhet të ndodhë. (b.an)