Gjatë punimeve për gazsjellësin TAP, është zbuluar një zonë e rëndësishme arkeologjike e panjohur që daton 6 mijë vite para lindjes së Krishtit.
Lajmi është bërë publik nga kryeministri Edi Rama i cili publikon edhe një video ku shfaqet puna në terren e rreth 100 arkeologëve.
Ky vlerësohet një zbulim mjaft i rëndësishëm dhe pritet të jetë një dëshmi e re e fortë për vazhdimësinë e kombit shqiptar nga antikiteti deri në ditët e sotme.
Për momentin ka ende pak të dhëna rreth atyre që janë zbuluar në këtë aset të çmuar arkeologjik.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga gërmimet arkeologjike që kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP ku janë angazhuar 100 arkeologë që po nxjerrin në dritë rrënjë të trashëgimisë tonë kulturore rreth 6000 vjet para Krishtit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./a.m.