Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë tenori i njohur shqiptar Gaqo Çako. Mjeshtri i madh u shua në moshën në moshën 83-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit përmes një njoftimi në rrjete sociale.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi teksa ai e quan Gaqo Çakon një emër që i mbetet historisë së kënduarit shqip.
“Gaqo Çako nuk jeton më dhe bashkë me të shuhet një tjetër jetë e përkushtuar ndaj artit, duke lënë pas një emër që i mbetet historisë së të kënduarit shqip. RESPEKT”, shkruan Rama./a.m.