Pas arritjes se marrëveshjes në mes të Juventusit dhe Milanos, Gonzalo Higuain ka arritur në qytetin e Milanos ku është pritur nga më shumë se 200 tifozë të Milanos.
Dje ishte dita e një operacioni të madh në mes të Juventusit dhe Milanit që përfundoj me kalimin e Gonzalo Higuain tek Rossoner (ndërkaq shpejt pritet të ndodh edhe shkëmbimi Caldara-Bonucci.
Sulmuesi argjentinas ka arritur në qendrën sportive të Milanit bashkë më vëllain dhe agjentin e tij Nicolas.SHpejt pritet që të kryej vizitat mjekësore dhe të zyrtarizohet si lojtar i Milanit.
“Shpejt do të kryehen vizitat dhe mandej do të nënshkruaj, jam i lumtur për këtë aventurë të re, një përshëndetje për të gjithë tifozët, edhe atyre të Juventusit të cilët më dhanë kaq shumë dashuri”, ishin fjalët e Higuain si një milanist, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)