Përmes një video postuar sot në Instastory, kryeministri Rama ka përzgjedhur një fragment nga filmi “Njeriu me Top” dhe sipër ka vendosur mbishkrimin:
“Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në pallatin e Drejtësisë…”
Statusin e Kryeministrit e pason në sinkron, batuta epike e artistit të popullit Kadri Roshi në rolin e “Plakut Mere”:
“Eh, unë s’mund të bëj gjë tjetër veçse të qesh”!
Përmes videos së mëposhtme, Rama ka zgjedhur të ironizojë Partinë Demokratike për qëndrimet e saj ndaj reformës në Drejtësi. /b.d