Menaxherët në Premier Ligë nga sezoni i ri do të ndëshkohen me karton të verdhë apo të kuq në rast të reagimeve të ashpra që bëjnë gjatë ndeshjeve.
Rregulli i ri që pritet të aplikohet në kupat FA dhe atë të Ligës, ndëshkon me kartonë menaxherët dhe i pret suspendimi me ndeshje mosprani në bankën rezervë në bazë të rasteve që kanë.
Ky rregull është i njëjtë me atë për lojtarët dhe Premier Ligë synon që të ketë futboll të pastër dhe të drejtë gjatë sezoneve.
Në rast se një menaxher ndëshkohet me katër kartonë të verdhë automatikisht mungon për një ndeshje. Me këtë rregull, menaxherët ndëshkohen për shqelmim të shisheve e deri te duartrokitjet për gjyqtarët. Kartoni i pret edhe menaxherët që bëjnë me dorë për të analizuar videot përmes VAR-it, përgatiti Express. (b.an)