Në plazhin e Divjakës, B.T. 26 vjeçe, dhe F.T, 17 vjeç, të dy banues në Bulqizë, kishin për të pushuar, ndërsa pasditen e sotme rrezikuan që të mbyteshin, por u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të rojës së kullës dhe punonjësve të policisë.
Pas dhënies së alarmit nga pushuesit, menjëherë në ndihmë të tyre është futur në det dhe i ka nxjerrë roja i kullës dhe punonjësit e policisë të cilët patrullojnë në breg me biçikleta.
Pasi iu është dhënë ndihma e parë ata janë dërguar për në spital me makinën private të një punonjësi policie kufitare.
Aktualisht të dy ndodhen në spitalin e Lushnjes nën mbikqyrjen e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Këtë sezon 11 person janë humbur jetën në plazhe, përgatiti Shqiptarja.com.