Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka njoftuar ditën e sotme se Gjykata Administrative ka vendosur rrëzimin e padisë së subjekteve për ndërtimin e HEC-ve përgjatë lumit Osum.
Klosi thotë se ky është vendimi i parë i një gjykate në mbrojtje të natyrës dhe se HEC-et e planifikuara në Osum, nuk do ndërtohen, duke shpëtuar kështu perlën natyrore që ofron një një nga lumenjtë më përrallorë të vendit.
“Më në fund, gjykata na dha të drejtë. Më në fund drejtësia, dha vendimin e parë pro mbrojtjes së natyrës. Përshëndes vendimin, që na nxit edhe më shumë për të vijuar betejën tonë nē mbrojtje të natyrës.
Më në fund, perla natyrore e Osumit, shpetoi. Osumi do të mbetet pasuri e përbashkët natyrore. Gjykata na dha të drejtë në vendimin e pezullimit të HEC-eve mbi Osum, pak muaj më parë. Drejtësia jo gjithmonë ka qenë në anēn e mbrojtjes së natyrës.
Pak ditë më parë, gjykata dha vendimin skandaloz tê rifillimit nga puna të dy guroreve në Berat. Por pak nga pak dhe të gjithê bashkë do tja dalim të mbrojmë asetet tona natyrore”, deklaroi Klosi.
ma.me