Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë nesër një ceremoni homazhesh në ndër të kujtimit të ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta sot paradite. Sipas informacioneve zyrtare, homazhet do të mbahen në sallën e seancave plenare ditën e nesërme nga ora 10:00-12:00. Ndërkohë, pas homazheve, Hajdaraga do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00, ku trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës.
Ish-deputeti, dhe nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, pësoi disa muaj më parë një hemoragji në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti. Ai u shtrua me urgjencë në spital, ndërsa më datën 23 maj Qeveria akordoi 1.9 mln lekë për trajtimin mjekësor të tij. Ndërkohë gjatë ditës së sotme ai pësoi arrest kardiorespirator, dhe me gjithë ndihmën e dhënë në QSUT nuk mund të përballojë dot për të qëndruar në jetë.
ma.me