Policia arrestoi të dyshuarin për vendosjen e tritolit në banesën e Gazmir Dacit dy ditë më parë.
Në pranga ka rënë 23-vjeçari Vilson Brahaj nga Kukësi, me banim në Kamëz.
Ky i fundit ka pranuar autorësine e krimit ndërsa ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për para pasi me famljen Daci nuk ka asnjë problem.
Por, ai nuk ka pranuar të tregojë porositësin.
Brahaj njihet si person i apasionuar pas armëve. Në profilin e tij në Facebook shihet se ai ka disa foto ku pozon me armë zjarri./a.m.
“Nuk kam probleme me familjen Daci, e bëra për para”, flet i riu që vendosi tritolin