Policia ka vënë në pranga personin e dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e Gazmir Dacit, të dënuarit për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij.
Dy ditë pas ngjarjes, uniformat blu kanë vënë në pranga 23-vjeçarin Vilson Brahaj. Ky i fundit ka pranuar krimin para hetuesve.
Ai ka deklaruar se e bëri krimin pasi kishte nevojë për para. “Jam i papunë, nuk kam asnjë të ardhur. Mora 5 mijë euro”, mësohet të ketë deklaruar Brahaj.
Ai ka thënë mes të tjerash se me familjen Daci ka njohje. Brahaj thotë se tritolin e ka vendosur për para, pasi me Xhelal Dacin dhe Gazmir Dacin nuk ka asnjë problem.
“Të atin e Gazmir Dacit e njoh se jetoj në Kamëz. Nuk kam asgjë me Xhelal Dacin. Gjithçka e bëra për para”, mësohet të ketë deklaruar Brahaj.
Por teksa është pyetur për porositësin, mësohet se 23-vjeçari ka mbyllur gojën. Ai nuk ka dashur të tregojë se kush i kërkoi të vendoste tritolin, duke iu trembur hakmarrjes.
Por, hetuesit dyshojnë se porositës mund të jetë familja Kolaveri, me të cilën fmailja Daci ka hasmëri./a.m.
VIDEO/ Tritol banesës së Gazmir Dacit kundrejt pagesës, prangoset i dyshuari