Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë nesër seancën plenare që ishte planifikuar për të premten, por që u shty për shkak të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.
Debati për dialogun me Serbinë do të fillojë nesër në orën 10:00. Pika e parë e rendit të ditës së kësaj seance parashikon vazhdimin e debatit parlamentar për dialogun me Serbinë, që muajt e fundit ka përçarë pozitën dhe opozitën.
E ndërsa pozita po vazhdon takimet në Bruksel opozita po kërkon që presidenti Hashim Thaçi të mos e përfaqësojë më Kosovën në dialog pasi sipas tyre ka mungesë të integritetit për ta bërë një gjë të tillë, shkruan Zeri.info.
Së fundmi reagime ka pasur edhe në lidhje me atë që dialogu do të sjellë ndarje të Kosovës, sidomos pas një deklarate të ambasadorit amerikan Greg Delaëie që nuk kishte mohuar se në Bruksel mund të bisedohet për diçka të tillë.
ma.me