E ndërsa Juventusi është i impenjuar në turneun amerikan Internetional Champions Cup, sot në aeroportin e Torinos zbarkon Cristiano Ronaldo.
Kjo është herë e dytë brena dy javësh që “ylli” portugez shfaqet kryeqendrën e Piemontit, por këtë herë për të qëndruar dhe për të nisur realisht stërvitjen me skuadrën bardhezi, që shpenzoi plot 100 milionë euro për ta blerë nga Reali i Madridit.
Ka shumë entuziazëm mes tifozëve bardhezi për afrimin e një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit. CR7 do të vijojë përgatitjet në qendrën stërvitore Continassa, për të qenë sa më parë i gatshëm fizikisht për sezonin e ri futbollistik.
Portugezi do të vijojë stërvitjen individuale nën urdhrat Aldo Dolcettit, (ish-trajner i skuadrës së të rinjve të Milanit), njeriut më të besuar të Allegrit.
Ronaldo do të bashkohet me futbollistët e tjerë pjesëmarrës në “Rusi 2018”, si Higuain, Dybala, Cuadrado, Bentancur dhe Douglas Costa (Tema).