Një ngjarje e frikshme ka ndodhur dje në kryeqytetin serb. Avokati serb, Dragoslav Ognjanovic është qëlluar për vdekje të shtunën para apartamentit të tij në Beograd.
Dragoslav Ognjanovic, një avokat i njohur serb është vrarë përpara apartamentit të tij në lagjen e Beogradit të ri. Ognjanovic ishte pjesë e ekipit ligjor të ish-presidentit serb, Slobodan Milloshevic para Tribunalit të Hagës.
Ai gjithashtu ishte avokat mbrojtës në disa raste të profilit të lartë para gjykatës serbe dhe malazeze. Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, përgatiti Koha. (b.an)