Drejtoria e Bujqësisë në Qarkun e Elbasanit ka mbyllur tregjet e bagëtive në Peqin e Gramsh. Shkak është bërë mungesa e kushteve higjeno-sanitare dhe mosrespektimi i kushteve të sigurisë ushqimore. Nga inspektimet dhe kontrollet e bëra nga Shërbimi Veterinar është konstatuar se këto tregje nuk plotësojnë as kushtet minimale për të ofruar shërbimin e shitjes së gjësë së gjallë.
Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Elbasan theksoi se ende ka probleme të mëdha për të gjetur një vend të përshtatshëm në përputhje me ligjin për ushtrimin e këtij aktiviteti ndaj dhe bashkitë duhet të marrin masa.
Sipas Shërbimit Veterinar në Drejtorine e Bujqësisë Elbasan, problematik është edhe tregu i bagëtive në Prrenjas, kushtet e të cilit po ashtu lënë për të dëshiruar. Bashkisë së Prrenjasit po ashtu i është dërguar një shkresë për të marrë masa në lidhje me tregun e gjësë së gjallë.
ma.me