Rrjetet sociale kanë gjetur një tjetër fotografi për ta përdorur si “mollë sherri” ndërmjet komentuesve. Fotoja që po qarkullon këto ditë ka të bëjë me dy pallate, që me shumë vështirësi do të thuash se cili është më afër.
Para disa ditësh në rrjetet sociale ishte shfaqur një foto me një fustan, të cilin disa njerez e shikonin një ngjyrë ndërsa disa të tjerë ngjyrë tjetër.
Pastaj ishte fotoja me mace nëse po ngjitej apo zbriste shkallët.