Bëri seks me dy vajza, duke përdorur një objekt misterioz, çka bëri që të denoncohet për abuzim seksual.
Carlos Delacruz, 35 vjeç nga Edimburgu, Skoci akuzohet për abuzim seksual, pasi iu fshehu dy partnereve të tij se nuk kishte penis, duke bërë seks me to me një objekt të paidentifikuar.
Të dyja vajzat me të cilat ishte i lidhur në kohë të ndryshme, me njërën tre vjet dhe me tjetrën 9 muaj, nuk e vunë re mungesën e organit të tij gjenital për shumë kohë, por kur zbuluan mashtrimin, vendosën që të ndjekin procedurat ligjore.
Dy ish-të dashurat e tij thanë në polici se kishin ndjerë dhimbje të tmerrshme gjatë raporteve seksuale, në disa raste edhe hemorragji.
Sa herë që vinte momenti për çaste intime, Carlos nuk shfaqej asnjëherë i zhveshur, fikte dritat dhe nuk i lejonte që ta preknin në pjesën intime.
Kështu ai përdorte një objekt të panjohur pa lejen e tyre, duke simuluar sikur ishte organi i tij gjenital, shkruan noa.al.
Carlos i pranoi të gjitha akuzat në seancën e parë e mbajtur këtë të martë, pasi u demaskua dhe tani po përballet me një proces gjyqësor për abuzim seksual, në Gjykatën e Edimburg.