Për tensionin që po ndodh në Kumanovë është vënë në lëvizje edhe Serbia. Sipas informacioneve të mediave të Beogradit, Ministria e Brendshme ka dërguar trupa shtesë në kufirin me Maqedoninë. Po të njëjtat media saktësojnë se në kufirin me Kosovën janë dërguar edhe 450 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe.
Urdhri është dhënë nga vetë Ministri i Brendshëm serb Nebojsa Stefanoviç. Për shkak të situatës në Maqedoni, kryeministri serb Aleksander Vuçiç ka thirrur një takim urgjent nesër në ora 13:00 Zyrën për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë.
Redaksia Online
(JavaNews.al)