Sipas të dhënave nga ministria e Arsimit, nga 36 mijë maturantë, vetëm 25 mijë e kanë plotësuar formularin e aplikimit, i cili ekziston në portalin u-albania, siç do të jetë edhe plotësimi i formularit A2 në datat 30 korrik – 4 gusht. Për të plotësuar formularin A2, do t’ju njohim me hapat që duhet të ndiqni, të shpjeguara në videon më lart.
Formulari A2 nuk mund të shkarkohet, ai plotësohet vetëm on line, për këtë arsye, maturantë, ju duhet të bëni kujdes gjatë plotësimit, pasi asnjë gabim nuk mund të rikorrigjohet.
“Studentët kanë akses të hyjnë në ato degë ku rezultatet e lejojnë të aplikojë. nëse një student me mesatare 6 tenton të aplikojë te mjekësia, nuk do i dalë fare si opsion, pasi ai nuk mund të aplikojë as te infermieria as te degët e tjera të mjekësisë”, u shpreh Arjan Xhelaj, Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar.
ma.me