Shtëpia e Bardhë ka refuzuar praninë e gazetares së Cnn Kaitlan Collins, në një event në Rose Garden, pasi ajo i ka bërë pyetje të pakëndshme Donald Trumpit gjatë konferencës për shtyp me Jean-Claude Juncker.
Collins – ashtu siç dëgjohet edhe në video- i thotë Trumpit se është e shqetësuar për çështjen e ish avokatit të tij personal Michael Cohen, që sipas burimeve të Bbc do të kishte arkëtuar në maj, një pagesë sekrete prej 340 mijë euro nga Kiev, për të favorizuar takimin në qershor mes Presidentit Trump dhe presidentit ukrainas Petro Poroshenko në Studion Ovale.
‘Zoti president ju ka tradhtuar Michael Cohen? Zoti president është shqetësuese ajo që do të thotë Michael Cohen për prokurorët? Eshtë shqetësuese ajo që është në regjistrimet e tjera zoti President? Përse Vladimir Putin nuk po e pranon ftesën tuaj, Zoti president?’
Pavarësisht pyetjeve të përsëritura nga gazetarja, konferenca për shtyp ndërpritet papritur.
ma.me