Greqia është duke përjetuar një prej katastrofave më të mëdha nga zjarret në periferi të Athinës që kanë lënë të paktën 80 të vdekur, rreth 200 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur deri tani.
Grupet e emergjencës janë gjendur para seknave të tmerrit ku trupa njerëzish të vdekur kanë mbetur rrugës në tentativë për tu larguar.
Skena më e tmerrshme ishte ajo në një fushë pranë një taverne në qytezën Mati, e cila thuajse është “fshirë”.
26 persona u gjetën pranë njëri-tjetrit, shumica të afërm mes tyre. Prindër të përqafuar me fëmijët. Mendohet se asfiksia nga tymi i ka penguar ata të largohen.
Në videot e mëposhtme shfaqen momentet pak para se zjarri të përfshinte ata perosona. Duket një zjarrfikës që afrohet drejt vatrës me motor ndëkorhë shumë perosna përpiqen të largohen me makina.
Një pjesë e madhe e tyre mbeten të bllokuar./a.m.