Një shqiptar që ndodhet mes të plagosurve nga zjarret masive që përfshinë Greqinë, po lufton me jetën.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada shqiptare në Athinë. Kjo e fundit përmes një njoftimi në ‘Facebook’ thekson se shqiptari i minoritit grek ndodhet në spitalin Evangelismos.
REAGIMI I AMBASADËS
Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos. Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke.
Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183.
/b.d