Tatimet furtunë kontrollesh në zonat bregdetare. Mijëra biznese kapen në shkelje ndërsa mblidhen forcërisht detyrimet e qindra bizneseve të cilat ui ishin shmangur pagesave fiskale. Kontrollet kanë synuar jo vetëm zbatimin e ligjit, por edhe për edukimin dhe informimin e bizneseve. Sipas Tatimeve qëllimi i këtyre kontrolleve është mbarëvajtja e sezonit turistik veror, ulja e evazionit fiskal, rritja e të ardhurave, rritja e numrit të vendeve të punës, si dhe ndërgjegjësimi i publikut të gjerë për tërheqjen e kuponit tatimor
Rezultatet e zbatimit të planit të masave për sezonin turistik
EDUKIMI DHE INFORMIMI
* 3,124 – Tatimpaguesve u është adresuar thirrja për korrektesë në zbatimin e legjislacionit tatimor lidhur me: faturat e shitjes dhe të blerjes, regjistrimin e tyre në librat përkatës, deklaratën e TVSH-së, kontributet shoqërore dhe shëndetë- sore, deklaratën e të punësuarve rishtas, etj..
* 2,139 – Tatimpaguesve u është bërë ftesë e personalizuar nga DRT-të për të përmirësuar vetëdeklarimin.
KONTROLLI TATIMOR
* 510 – Tatimpagues kanë rritur detyrimin për pagesën e TVSH-së. Rritja llogaritet të jetë rreth 463% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
MBLEDHJA E DETYRIMEVE ME FORCË
* 290 – Tatimpagues debitorë janë kontaktuar nga organet tatimore
* 35 milionë lekë – Vlera e detyrimeve të prapambetura që janë arkëtuar nga administrata tatimore.
HETIMI TATIMOR DHE ZBATIMI
* 5,040 – Subjekte janë kontrolluar
* 2,000–Subjekte janë konstatuar me shkelje
* 75.2 milionë lekë – Vlera totale e shkeljeve
REGJISTRIME
* 200 – Subjekte janë konstatuar të paregjistruara dhe u regjistruan në organet tatimore sipas detyrimit ligjor
PUNËSIME
* 5,458 – Të punësuar të rinj DRT Durrës
* 3,377 – Të punësuar të rinj DRT Vlorë
* 2,208 – Të punësuar të rinj DRT Sarandë
* 1,777 – Të punësuar të rinj DRT Shkodër
* 1,517 – Të punësuar të rinj DRT Lezhë
* 320 – Tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, të cilët janë futur në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.
ma.me/javanews.al