Planeti është ndezur nga vala e të nxehtit duke lënë qindra të vdekur këtë verë.
Në të gjithë Europën, Amerikën e Veriut dhe Japoninë i nxehti dhe zjarret kanë shkaktuar dhjetëra-mijëra të plagosur në spital, shkruan JavaNews.al
Temperaturat e larta kanë filluar të ‘pjekin’ edhe Britaninë e Madhe, ku nesër pritet të shënohen 35 grade celcius.
Në mungesë të reshjeve të shiut, një kompani uji ka vendosur të pompojë më tepër sasi nga liqeni qëndror.
Vala shkatërruese e të nxehtit ka shkaktuar të paktën 80 të vdekur edhe në Athinë dy ditët e fundit. Kjo është përballja më e keqe me zjarret që ka provuar Greqia në dekadat e fundit.
Ndërkohë temperaturat 41 gradë celcius kanë vrarë në Japoni 65 persona ndërsa 22 mijë të tjerë kanë mbushur spitalet, shkruan JavaNews.al
Një hartë e publikuar nga ‘The Sun’ tregon sesi bota është në zjarr. Në Kaliforni temperaturat shënojnë 48 gradë, ndërsa në Kanada i nxehti ka vrarë 70 persona.
Edhe në Tenerife që janë aq të preferuara për pushime luksoze, ka vatra zjarri aktive.
Algjeria shënon temperaturat më të larta, 51 gradë celcius. Ndërkohë djegia e pyjeve në Suedi ka shënuar viktimen e parë.
Megjithatë sytë e botës janë drejtuar nga Greqia, ku përveç 80 të vdekurve fatkeqësisht dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur… /JavaNews.al/b.d