Ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, ish-drejtori i Fiat Chrysler, Sergio Marchionne.
Raportohet se 66 vjeçari ishte diagnostikuar shumë kohë më parë me kancer, sëmundje kjo që zhvillohet në kockat dhe në indet lidhëse.
Gjatë operacionit në shpatull, sipas mediave italiane, ish-drejtori ekzekutiv pësoi një sulm dhe ra në gjendje kome, me dëmtime të trurit të parikuperueshme.
***
Fiat Chrysler Automobiles ka mbetur pa drejtues. Sergio Marchione e kishte paralamjëruar dorëheqjen më 2019, mirëpo vdekja e tij pas një operacioni rutinë, ka trazuar edhe drejtimin e kompanisë.
Një përkeqësim i menjëhershëm në gjendjen e Marchionne e detyroi bordin e FCA të takohej më 21 korrik për të konfirmuar se Mike Manley, shefi i markës Jeep, do të zinte vendin e tij. Zëvendësimi i dikujt që konsiderohet si një nga yjet e të gjitha kohërave të industrisë së makinave është një punë e vështirë.
Marchionne ishte inovativ në një epokë kur bosët janë bërë gjithnjë e më të kujdesshëm për tu ballafaquar me polemika. Duke ardhur nga jashtë industrisë së makinave – ai ishte trajnuar si një kontabilist dhe kjo e bëri më të thjeshtë adaptimin e tij në postin drejtues.
Fitimet në tregun masiv janë të mira, rezultat i shumë investimeve të dyfishta nën mbulesën e teknologjive që nuk janë të dallueshme për blerësit e makinave. Zgjidhja e tij ishte mega-shkrirje për të ndarë kostot. Kjo do ta linte botën me vetëm një pjesë të vogël të prodhuesve të makinave të mëdha.
Në 14 vitet e tij në timon, ai shpëtoi dy makina nga falimentimi: Fiat-in e parë, ku mori përsipër në 2004, dhe pastaj Chrysler, fituar në prag të krizës financiare në vitin 2009.
FCA ka premtuar gjithmonë se pasardhësi i Marchionne do të vinte nga brenda kopanisë.
/b.d